Berlusconi shpëton Balotellin

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2020, 18:19 | Futboll
Berlusconi shpëton Balotellin

Mario Balotelli, sipas mediave sportive italiane, do të jetë futbollisti i ri i Monzës, ekipit të Serisë B me President Silvio Berlusconin dhe administrator Adriano Gallianin.

Sulmuesi italian ishte pa ekip pas prishjes së kontratës me Brescia dhe pritet që të hënën të firmosë kontratën me klubin Lombard.

Berlusconi po vijon t’i japë ngjyra kuqezi Monzës, pasi në skuadër pati afruar më parë edhe ish-lojtarin e Milanit, Kevin-Prince Boateng. Balotelli dhe Boateng kanë luajtur së bashku te Milani në vitin 2013.

Monza renditet në vendin e tetë të Serisë B, 9 pikë larg kryesuesve të Salernitanës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos