Bërtasin “Rama ik” gjatë takimit të tij me gratë, reagon kryeministri

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 12:09 | Politikë
Bërtasin “Rama ik” gjatë takimit të tij me

Kryeministri Edi Rama ishte duke zhvilluar një takim elektoral me gratë në Tiranë, kur një person bërtiti “Rama ik”, duke i ndërprerë fjalën.

“Ja, doli. Po e prisja, po e prisja. Nuk ka se si mos të dalë. Është “Koncert në vitin 1936” që vazhdon. Është po i njëjti koncert, janë po ata. Partia Demokratike, sot ka më shumë makina dhe bori në dispozicion, por është ajo makina e atij agait të rënë nga vakti, që me çdo kusht donte të prishte koncertin dhe që i dukej pianoja si gogol”, tha Rama duke qeshur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos