Taksa e sheshtë 9%, Basha firmos marrëveshje me Shoqatën e Fasonëve

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 11:28 | Politikë
Taksa e sheshtë 9%, Basha firmos marrëveshje me Shoqatën e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur marrëveshje me Shoqatën e Fasonëve.

Basha u zotua se prioritetet për të mbështetur këtë industri do të nisin me taksën e sheshtë 9% dhe me uljen e çmimit të karburantit.

Në fjalën e tij me të pranishmit, Basha tha se fasoneria edhe pse është një nga sektorët më të rëndësishëm sa i përket punësimit, nuk është ndihmuar për 8 vite. Kreu i opozitës, këtë marrëveshje e ka konsideruar si njё garanci shtesë të zotimeve të qeverisë së ardhshme për të shëruar, për ta rritur dhe transformuar fasonerinё nё njё sektor tё fuqishëm zhvillimi me investime kapitale.

Lideri i opozitës theksoi se me takën e sheshtë 9%, kontributet 18, heqja e taksës Rama 240 lekë mbi karburantin, janë pjesë e paketës që do të prekë gjithë ekonominë shqiptare e në veçanti sektorin e fasonerive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos