Beruka: Çdo rast i dyshuar është testuar, testi nuk bëhet për qokë

Nga A2 CNN
3 Prill 2020, 21:50 | Aktualitet
Beruka: Çdo rast i dyshuar është testuar, testi nuk bëhet

Areti Beruka, kryeinspektore për shëndetin në Tiranë, deklaroi për “Ditari” në A2 se “testimet janë bërë aq sa është parë e nevojshme për t’u bërë”.

“Çdo rast i dyshuar, është testuar. Ne bëjmë teste për diagnozë, jo për depistim. I jemi përmbajtur kësaj gjëje, testi nuk bëhet për qokë. Çdo vend ka model të vetin. Kitet e shpejta ende nuk janë të validuara nga OBSH-ja. Ka kompani që shprehen se do të realizojnë ekzaminime të shpejta, por kitet e ekzaminimeve të shpejta nuk janë certifikuar ende”, tha Beruka.

Kryeinspektorja për shëndetin në kryeqytet dha edhe këshilla për përdorimin e maskave dhe dorezave.

“Maska e thjeshtë duhet të përdoret nga 3-8 orë, jo me ditë të tëra. Maskat dhe dorezat duhen përdorur për pazar ose kur shkon diku që do të mbash radhë. Ndërkohë, është e domosdoshme të përdoren gjithmonë nëse kemi një familjar që është pozitiv me koronavirus”, theksoi Beruka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos