All - Paragraf - 1
Besart Xhaferri është zgjedhur kreu i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Pas tij numrin më të lartë të votave e ka marrë Mariglend Doçi, dhe Arnold Karriqi.
Në 62 qendrat e votimit në të gjithë vendin votuan 9470 votues, ose 55% e anëtarësisë së FRPD. Në garë ishin gjashtë kandidatë, Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Barjamaj, Barbara Doda, Besart Xhaferri dhe Mariglend Doçi.
All - Paragraf - 3
Më parë, FRPD drejtohej nga Belind Këlliçi, ndërsa zgjedhje në këtë strukturë janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 teksa mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kishte përfunduar dy vite më parë. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2