“Besëlidhja” e Metës, reagon Rama: Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2020, 16:48 | Politikë
“Besëlidhja” e Metës, reagon Rama: Mos humbim kohë me

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas thirrjes së Presidentit Meta për një tubim në datën 2 mars.

“Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë iu bë një deklaratë publike dashurie nga Bashkimi Europian dhe bota mbarë në 17 shkurt, ata u marrosën...”, shkruan Rama në Twitter.

“Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh! Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar”. (A2 Televizion)

https://twitter.com/ediramaal/status/1231242915881594882

A2 CNN Livestream

Latest Videos