
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian kërkon dialog mes palëve politike për përmbylljen e reformave dhe jo ndasi.
Izabel Santos tha se tërheqja nga votimi i paketës anti-shpifje në pritje të opinionit të Venecias është një hap i rëndësishëm.
“Shpresoj që ligji final të marrë parasysh të gjithë rekomandimet e Venecias si dhe ta udhëheqë Shqipërinë drejt standardeve ndërkombëtare dhe të ketë jehonë në Bashkimin Europian”, tha Santos.
Ligji, sipas Santos, duhet të jetë brenda standardeve ndërkombëtare, dhe një sinjal pozitiv për Bashkimin Europian. (A2 Televizion)