Besnik Cani, kallëzim penal në SPAK për gjyqtarin e KPA dhe dy kërkesa për përjashtim

Nga A2 CNN
20 Janar 2020, 10:19 | Aktualitet
Besnik Cani, kallëzim penal në SPAK për gjyqtarin e KPA dhe dy

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), shkalla e dytë e procesit të vetting-ut, zhvillon sot seancën e parë ndaj Besnik Canit, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Cani u konfirmua në Shkallën e Parë, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik. Përmes avokatit të tij, Eduard Halimi, Cani kërkoi përjashtimin nga pesëshja gjykuese e anëtarëve Artan Hajdarin dhe Luan Dacin.

Sipas Halimit, dy anëtarët nuk duhet të ishin zgjedhur si anëtarë të KPA-së, pasi nuk përmbushnin kriteret ligjore. Avokati i Canit i bëri me dije gjykatës edhe një kallëzim penal të bërë në SPAK ndaj gjyqtarit Daci për akuzën e “falsifikimit të formularëve”.

Përpjekja e kryesueses për vijimin e seancës u pengua nga një kërkesë tjetër e Canit. Përmes avokatit, ai kërkoi pezullimin e procesit të rivlerësmit deri në përfundim të mandatit të Canit si anëtar i KLP-së.

Seanca u ndërpre për të rifilluar në orën 14:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos