Besnik Muçi dhe vettingu, KPA jep sot vendimin për anëtarin e Kushtetueses

Nga A2 CNN
21 Nëntor 2019, 08:50 | Aktualitet
Besnik Muçi dhe vettingu, KPA jep sot vendimin për anëtarin e

Në momentin kur të gjithë sytë e politikës janë te Gjykata Kushtetuese, KPA, shkalla e dytë e vettingut jep sot në orën 11:00 vendimin mbi njërin prej anëtarëve të saj, Besnik Muçi.

Muçi gjykohet në KPA pas ankimimit të Komisionerit Publik që e akuzon për mosjustifikim të pasurisë gjatë viteve 2003-2006 për shumën e 600 mijë lekëve.

Gjatë seancave të mëparshme Kolegji iu ka dhënë të drejtën palëve të dorëzojnë provat e tyre. Nëse KPA vendos shkarkimin e Besnik Muçit, kjo do të përbënte një hap pas për Gjykatën Kushtetuese, e cila për momentin numëron 5 anëtare nga 9 që duhet të ketë në total. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos