Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar Dhomës së Noterëve që të mos kryejë asnjë akt ligjor që lidhet me të pandehurin Agim Kajmaku, ish-Kryetarin e Bashkisë Vorë.
Kajmaku është person në kërkim prej 19 ditësh, që kur Prokuroria lëshoi urdhërarrestin ndaj tij për dy akuza, “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”. Prokuroria kërkon që në rast të paraqitjes së tij në një zyrë noterie, duhet të njoftohet policia, në të kundërt noteri do të mbajë përgjegjësi ligjore.
Dhoma e Noterëve ka konfirmuar marrjen e kësaj kërkese dhe ka njoftuar të gjitha zyrat noteriale për të. Më këtë vendim, Kajmakut nuk i lejohet të kryejë asnjë akt noterial që lidhet me dokumente zyrtarë. (A2 Televizion)