Beteja me covid-19, Moderna: Një dozë e madhe shtesë mbron ndaj Omicron

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 17:49 | Bota
Beteja me covid-19, Moderna: Një dozë e madhe shtesë mbron ndaj

Një dozë e madhe përforcuese e vaksinës anticovid të Modernas ju mbron ndaj variantit të ri, Omicron. Këtë e konfirmon vetë kompania amerikane.

Moderna njofton se doza shtesë prej 50 mikrogramësh rrit ndjeshëm nivelin e antitrupave me 37 për qind. Gjithashtu të dhënat e reja sugjerojnë se një dozë me 100 mikrogram e 83 fishon mbrojtjen ndaj Omicron.  Kjo krahasuar me nivelin e mbrojtjes përpara dozës përforcuese.

Presidenti  Modernas tha se të dhënat janë një garanci në luftën ndaj pandemisë koronavirus. Kompania thotë se tani i takon autoritetet të shëndetit publik të vendosë nëse doza përforcuese duhet t’u jepet qytetarëve në sasi më të mëdha.

Ndërkohë, Moderna konfirmon gjithashtu se po punon për një dozë specifike që lufton Omicron. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos