Varjet e para pas dy viteve, Japonia: Ekzekutimet, të domosdoshme për të eliminuar “krimet e rënda”

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 13:16 | Bota
Varjet e para pas dy viteve, Japonia: Ekzekutimet, të domosdoshme për

Japonia ka ekzekutuar me varje tre të burgosur, pas dy vitesh pa asnjë ekzekutim.

65-vjeçari Yasutaka Fujishiro u var për vrasjen e hallës së tij 80-vjeçare, dy kushërinjve dhe 4 personave të tjerë, në një masakër që e kreu me çekiç dhe thikë, në vitin 2004.

54-vjeçari Tomoaki Takanezawa dhe 44-vjeçari Mitsunori Onogawa u varën gjithashtu, pasi kishin vrarë dy persona në një sallë videolojrash, në vitin 2003.

Qeveria e Japonisë i justifikoi dënimet me vdekje, duke thënë se janë të domosdoshme në mënyrë që të mos ketë më “krime të rënda” në vend: “Duke parë krimet e tmerrshme që po ndodhin herë pas here, është e nevojshme që të ekzekutohen ata që bëjnë krime shumë të rënda. Është e papërshtatshme heqja e dënimit me vdekje”.

Japonia është një nga të paktat vende të zhvilluara që nuk e ka hequr dënimin me vdekje dhe aktualisht janë rreth 100 të burgosur në pritje të ekzekutimit. Pothuajse të gjithë janë shpallur fajtorë për vrasje masive. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos