
Por kush do ta fitojë betejën në gjykatë për siglën dhe vulën e Partisë Demokratike pas ndryshimeve në Kuvendin e 11 dhjetorit? Oerd Bylykbashi sqaron në studion e Debatit me Alba Alishanin se, gjykata do të regjistrojë ndryshimet e 11 dhjetorit, pasi janë të gjitha dokumentet dhe provat për pranimin e tyre.
Pse Basha nuk i ka regjistruar ndryshimet në korrik regjistroi ndryshimet e viti 2018. Shikoni çfarë respekti ka Basha. Me ndryshimet e datës 11 dhjetor ne shfuqizojmë atë statut, nuk themi që nuk ekziston, aq më mirë që e kanë regjistruar. Do ishte absurditet ta çonte pasi e kishim çuar ne. Ne nuk bëjmë padi për statutin e korrikut. Gjykata vetëm e regjistron. Gjyqtari duhet të gjejë kushte ligjore apo statutore që nuk e pranon, por kuvendi është thirrur nga 1-4 e delegatëve. Kemi verifikuar faktin që është thirrur nga ata dhe dokumentacioni është disponibël për gjykatën. Të gjitha provat i kemi dhe është e kundërta e kuorumit që ka bërë Basha me 17 korrik, në sallën e Pallatit të Kongreseve. Ne kemi vendosur një precedent historik jo vetëm për PD”.
Nuk do të ketë mbushje të kutive sikurse ka ndodhur në 2017-ën dhe qershorin e këtij viti, thotë Bylykbashi kur pyetet se çfarë do të ndodhë një ditë pas referendumit për shkarkimin e Bashës dhe Kuvendit të thirrur nga ky i fundit. Sipas tij në datën 18 dhjetor do të votohet dhe numërohet me transparencë dhe Basha do të jetë thjesht një deputet.
“Më datën 18 dhjetor do shikoni mijëra anëtarë që do të votojmë dhe po atë ditë do të dalë rezultati nga numërimi transparent, nuk do ketë mbushje te kutive si në 13 qershor 2021, si edhe enë 2017 i dimë por nuk i kemi kontestuar. Ka ardhur koha ta presim me shpatë këtë situatë, procesi do jetë transparent. Basha është deputet i PD, ka të drejtë që të krijojë fraksion brenda PD dhe përmes tij nëse bind ti rikthehet anëtarësisë. Por besoj që ditët e politikës së Bashës që bindin mazhorancën, anëtarët dhe shqiptarët ka mbaruar”. (A2 Televizion)