
Oerd Bylykbashi zgjodhi të mos komentonte deklaratat më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i cilësonte të pajustifikuara akuzat e Berishës ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, por tha se PD është zgjuar tashmë nga një letargji vdekjeprurëse ku e kishte futur Basha.
“Mos prisni që të komentoj deklaratat e DASH. Unë po flas për tjetër gjë ajo që ka rëndësi është që PD është zgjuar nga një letargji vdekjeprurëse që e kishte futur Basha me qëllimin e vetëm të kapte kontrollin pavarësisht se ishte humbës serial. Duke qenë se nuk i thotë më askujt, duhet t’i hapë rrugën të resë që na çojnë drejt fitores”.
Ndërsa komentoi etiketimet e Bashës për bashkëpunëtorët, demokratët dhe gazetarët, ai e krahasoi me Ramën dhe e akuzoi se në gjithë këto vite ka punuar për të ndërtuar kultin e individit duke dhe e ka vogëluar partinë. Sipas tij largimet nuk mund ta çojnë PD-në drejt fitores.
“Basha nuk ka ndërmend të largohet, përdor çdo lloj retorike, e dëgjuam dje në situatë të rënduar. Shqiptarët e dëgjuan etiketimet pafund bashkëpunëtorëve anëtarësisë e medias. Ishte një fyerje që mund t’i bësh gazetarëve, mesa duket përpiqet t’i ngjajë Ramës, apo anëtarët; llum, halabakë të shëmtuar. Kjo tregon sesi në këto vite ai që ka ndërtuar kultin e individit. I ka parë këta në çadër protesta e procese zgjedhore dhe i hedh tutje se mund të gjejë të tjerë. Nuk ka ku gjen demokratë të tjerë. Ata u përpoqën ta bënin Bashën kryeministër në zgjedhjet e fundit dhe ai e bën gjithnjë e më të vogël partinë duke hequr pjesë dhe sesi mund të fitojë vetëm ai e kupton”.
Për deklaratat e Bashës ku e akuzonte Berishën se dje kopjoi skenarin e 21 janarit, Bylykbashi u shpreh se Basha është gati të zvarritet nga një humbje në tjetrën duke ia lënë përgjegjësinë të tjerëve. Ai e thotë s eBasha para se të flasë duhet të mendojë edhe veten e tij në këtë hisori se ka qenë pjesë e ekzekutivit.
“E kujtoj me dylbi Bashën në tarracën e kryeministrisë gjatë operacionit që ishte ai përgjegjës. Basha është gati të zvarritet nga një humbje në tjetrën duke ia lënë përgjegjësinë të tjerëve. Basha ka qenë delfin i z. Berisha, kapërceu akuariumin e Ramës dhe tani në atë të ndërkombëtarëve. Nuk shtyhet jeta kështu se diku do të peshkohesh. Basha na sheh tani dhe etiketon në këtë formë. Kjo betejë kërkon kartë morale. Basha ka qenë për 15 vjet një figurë, pjesë e një ekzekutivi që ka punuar me të në të njëjta kushte. Përpara se të flasë duhet të mendojë veten e tij në këtë histori dhe si e shohin njerëzit. Kjo është propagandë gëbelsiane se nuk ka asnjë shpresë. Le t’ia lëmë këtë të drejtë demokratëve të thjeshtë që të shprehen me votë për largimin e zotit Basha”. (A2 Televizion)