Beteja për selinë e PD, Bumçi: Anëtarësia e PD e ka shkarkuar 3 herë Bashën

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2021, 21:19 | Politikë
Beteja për selinë e PD, Bumçi: Anëtarësia e PD e ka

Deputeti i PD, Aldo Bumçi, i ftuar në Debat me Alba Alishanin, foli për situatën aktuale në partinë më të madhe opozitare në vend.

Ai u shpreh se anëtarësia e PD ka bërë në 3 momente që Basha të mos jetë më kryetar i partisë.

“Prodhuam formularët që i dorëzuam në PD me 4200 firma, një dokument me të dhënat e qytetarëve. Momenti i dytë ishte kuvendi i 11 dhjetorit, ku votuam rreth 4450 delegatë për shkarkimin e zotit Basha, duke mbushur stadiumin Air Albania. Momenti i tretë ishte referendumi i 18 dhjetorit, ku mbi 43 mijë anëtarë të PD votuan për të miratuar shkarkimin e Bashës”.

Edhe nëse flasim për deputetët aktivë, më shumë janë me zotin Berisha, tha më tej Bumçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos