Skandali me listat e pagave, Bumçi: Nëse SPAK do kishte hetuar “Patronazhistët” kjo nuk do të ndodhte

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2021, 20:40 | Politikë
Skandali me listat e pagave, Bumçi: Nëse SPAK do kishte hetuar

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, e cilësoi si një skandal shumë të rëndë publikimin e të dhënave të tjera sensitive të 637 mijë qytetarëve, ku përfshihen pagat, vendet e punës apo ID.

Sipas Bumçit, ku skandal vjen pas atij të ashtuquajtur “Patronazhistët” me të cilat Partia Socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bumçi akuzoi SPAK se nuk e hetoi rastin e parë të rrjedhjes së të dhënave, gjë që çoi në publikimin e databazës të re të pagave.

“Kjo është një ngjarje e rëndë që ve në rrezik sigurinë e qytetarëve. Thelbi është përdorimi i të dhënave i qindra mijëra qytetarëve për t’i vënë në presion. Vetëm kjo e dhënë duhet të anulonte zgjedhjet. Kjo gjë ndodhi zgjedhjet dhe përdorimi i të dhënave ishte një nga pjesët ku u dhunuan të dhënat e qytetarëve. Për ironi, SPAK-u pasi e la këtë çështje ajo u mbyll dhe nga Prokuroria Tiranë. Nëse kjo çështje do të ishte hetuar do të ndalonte dhe këtë rast të ri me të dhënat e pagave”, u shpreh Bumçi në Debat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos