Betimi i anëtarëve të SPAK-ut, Kryemadhi: Koha e “të fortëve”, kriminelëve me pushtet, ka mbaruar

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2019, 13:38 | Politikë
Betimi i anëtarëve të SPAK-ut, Kryemadhi: Koha e “të

Edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas betimit te Presidenti Meta të 8 anëtarëve të SPAK-ut.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi shkruan se tashmë koha e “të fortëve”, kriminelëve me pushtet apo të mbrojtur nga pushteti, ka mbaruar.

https://a2news.com/2019/12/19/tete-prokuroret-e-spak-betohen-para-presidentit-meta/

“Përshëndes krijimin e SPAK si një zhvillim i rëndësishëm i pritur prej kohësh i Reformës në Drejtësi.

Fillimi i aktivitetit të SPAK është moment shpresëdhënës se në Shqipëri do të nisë seriozisht puna për ndëshkimin e pandëshkueshmërisë dhe për sundimin e ligjit.

Ne besojmë që një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë do të veprojë i pandikuar nga presioni i çfarëdolloj dhe i pandikuar nga politika. Ngritja e Strukturës së Posaçme dhe Byrosë së Hetimit do sjellë një erë të re në garantimin e sigurisë juridike për qytetarët e thjeshtë dhe për barazinë përpara ligjit. Koha e “të fortëve”, kriminelëve me pushtet apo të mbrojtur nga pushteti, ka mbaruar. Me këtë rast përshëndes dhe angazhimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, për mbështetjen e vazhdueshme për krijimin e kësaj strukture kaq të rëndësishme për drejtësinë në Shqipëri dhe për integrimin e saj në Bashkimin Evropian”, mbyllet postimi i Kryemadhit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/12/19/betimi-i-anetareve-te-spak-ut-pd-koha-qe-prokuroret-te-ngrihen-ne-lartesine-e-detyres/

A2 CNN Livestream

Latest Videos