
Pas zhvillimeve në mbledhjen ku u konstituua Keshilli Bashkiak i Himarës dhe mungesës në sallë të kreut të zgjedhur të kësaj bashkie, Alfred Beleri erdhi dhe reagimi i ashpër i kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule dhe ambasadores së Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi.
“Zoti Beleri një qytetar i nderuar, një biznesmen i suksesshëm, një politikan fitues në mënyrë absurde pa fakt e provë për 2 muaj është nën pengmarrjen e zotit Rama se bëri gabimin fatal ta fitojë në zgjedhje. Beleri përfaqësuesi i Himarës, mishëruesi u përpjekjeve të tyre për të drejtat elementare, si e drejta e pronës, identiteti i zhvillimit, mbahet ende në qeli pa iu dhënë e drejta kushtetuese për të marrë përsipër atë që i ngarkoi sovrani; kreun e Bashkisë Himarë. Konstatuat edhe ju se nuk pranuan në dirigjimin e dërgatës së deputetëve të zotit Rama, as të lexojnë vendimin e gjykatës së Faktit për vlefshmërinë e mandatit të zotit Beleri. E kuptoni, e shikoni dhe gjithë qytetarët të nxjerrin konkluzione. Zhvillimet në Himarë përbëjnë letrën e lakmuesit për të gjitha zhvillimet demokratike në vend dhe fatkeqësisht ngjyra që mori letra e lakmuesit është e zezë, njollë e zezë për demokracinë”. (A2 Televizion)