
Marko Bezzecchi fitoi garën e Çmimit të Madh të Argjentinës në MotoGP. Talenti 24-vjeçar u ngjit në podium me fanelën e idhulli i tij, Valentino Rossi, duke qenë se këtë sukses e regjistroi në shtëpinë e tij.
Kjo ishte fitorja e parë në MotoGP për pilotin italian, por edhe vetë motorin Mooney VR46 Ducati, skuadrës së Valentino Rossit. Sa i përket garës, një fitore më e lehtë nga çfarë pritej për Marko Bezzecchi që e dominoi që nga fillimi deri në fund.
Në podium u ngjit dhe francezi Johan Zarko që u rendit në vendin e dytë me Dukatin e tij dhe pas tij u pozicionua spanjolli Aleks Markez.
Sa i përket kampionit në fuqi Françesko Banjaja, nuk ishte mbrëmja e tij më e mirë pasi u rrëzua dhe në fund e mbylli garën në vendin e 16-të duke mos marrë asnjë pikë.
Në këtë mënyrë, Bezeki regjistron një sukses të rëndësishëm që e ndihmon në dhe në renditjen e Botërorit pasi aktualisht është në krye të klasifikimit. (A2 Televizion)