Oscar Pistorius mbetet në burg, i refuzohet liria me kusht

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 17:29 | Sporte të tjera
Oscar Pistorius mbetet në burg, i refuzohet liria me kusht

Një gjykatë në Afrikën e Jugut vendosi të refuzoi lirimin me kusht për atletin paraolimpik Oscar Pistorius i cili vrau me armë disa vite më parë të dashurën e tij, Reeva Steenkamp.

36-vjeçari kishte kërkuar lirimin e parakohshëm 10 vjet pas të shtënave në Ditën e Shën Valentinit, por autoritetet peniteciare thanë se ai nuk kishte vuajtur dënim sa duhet dhe për këtë arsye do ta rishikonin kërkesën vitin e ardhshëm.

Prindërit e Reeva Steenkamp e mirëpritën vendimin, por thanë se kjo gjë nuk është një motiv për festime.

"Na mungon tmerrësisht Reeva dhe do ta bëjmë këtë për pjesën tjetër të jetës sonë. Ne besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që ajo të vazhdojë të mbizotërojë," thuhet në një deklaratë të familjes.

Gjashtë herë fituesi i medaljes së artë paraolimpike ka shprehur pendim të thellë për vrasjen e të dashurës së tij në vitin 2013, por vazhdon të thotë se ai e qëlloi gabimisht, duke menduar se ajo ishte një grabitëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos