Biden dhe Kamala Harris mbërrijnë në Kapitol

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 16:47 | Bota
Biden dhe Kamala Harris mbërrijnë në Kapitol

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, sapo ka mbërritur në Kapitol, me bashkëshorten e tij, Jill Biden.

Bashkë me të ngjitën shkallët edhe zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, dhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff.

Joe Biden betohet sot si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Kamala Harris, do të bëjë betimin krah tij në Uashington DC, i cili është fortifikuar mes frikës së trazirave.

Rreth 25 mijë trupa të gardës kombëtare do të angazhohen për të garantuar sigurinë gjatë ceremonisë së inaugurimit, pas trazirave vdekjeprurëse në Kapitol, më herët gjatë muajit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos