Joe Biden nuk duket aspak i shqetësuar nga fushata e ashpër që rivali i tij më i predispozuar për të fituar garën për kandidim në Presidencialet 2024 mes republikanëve, Donald Trump, është duke bërë.
Edhe pse dy ditë më parë, Trump e fyeu duke e quajtur “burrë matuf”, Biden vazhdon i qetë pushimet përkrah bashkëshortes Jill.
Madje Presidenti amerikan duket se e ka humbur interesin edhe për 4 akuzat e reja që lidhen me komplotin për të përmbysur rezultatin e 2020, që iu komunikuan paraardhësit të tij.
Kjo pasi, pas relaksit në plazh, Biden është parë duke shkuar në kinema për të shijuar premierën e filmit Oppenheimer.









Por ajo çka tërhoqi vëmendjen gjatë qëndrimit të tij në plazh në Rehoboth, ishte fakti se Biden u rehatua aq sa mori edhe një sy gjumë në shezlong.
“Vështirë të ankohesh për këtë mot”, u tha presidenti gazetarëve më vonë pasdite, teksa ai dhe Jill u kthyen në shtëpinë e tyre private në plazh.
Biden tërhoqi vëmendjen po ashtu, pasi ai dhe bashkëshortja bënë edhe një shëtitje natën vonë në plazh për të parë superhënën që po shkëlqente mbi ujë. (A2 Televizion)