Koreja e Veriut kthen përgjigje për ushtarin amerikan: Ndodhet në paraburgim

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 09:23 | Bota
Koreja e Veriut kthen përgjigje për ushtarin amerikan: Ndodhet në

Koreja e Veriut ka konfirmuar se ushtari amerikan Travis King ndodhet në paraburgim. Ky është reagimi i parë i vendit diktatorial pasi SHBA-ja prej kohësh tashmë kërkon informacione mbi vendndodhjen e tij.

23-vjeçari e kaloi kufirin i veshur civil nga Koreja Jugut për në atë të Veriut, më 18 korrik.

Komanda e OKB-së tha se nuk do të jepte më shumë detaje rreth përgjigjes së Phenianit në këtë moment. Kjo pasi OKB-ja nuk do të ndërhyjë në “tentativat për ta sjellë ushtarin në shtëpi.”

Megjithatë, përgjigjja e dhënë tregon se Pheniani mund të jetë gati për të filluar negociatat.

Komanda e OKB-së, e cila kontrollon Zonën e Çmilitarizuar (DMZ), ka informacion mbi Pvt King duke përdorur linjën e saj të drejtpërdrejtë telefonike për Ushtrinë e Koresë së Veriut në Zonën e Përbashkët të Sigurisë.

Koreanoveriorët e kishin pranuar edhe më herët kërkesën, por kjo është hera e parë që ata janë përgjigjur, duke konfirmuar se ushtari amerikan ndodhet në paraburgim.

Koreja e Veriut nuk e ka pranuar publikisht arrestimin e Pvt King.

Para se të kalonte kufirin, Pvt King kreu dy muaj burg në Korenë e Jugut i akuzuar për një sulm. Ai u lirua më 10 korrik.

Më pas, King duhej të kthehej në SHBA për t'u përballur me procedimet disiplinore, por arriti të linte aeroportin dhe t'i bashkohej turneut DMZ. Ai është specialist zbulimi që ka shërbyer në ushtri që nga janari 2021. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos