Biden në prag të 270 votave elektorale

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2020, 15:28 | Bota

Vijon numërimi i votave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas CNN, në Xhorxhia dhe Pensilvani, Joe Biden ka parakaluar Donald Trump.

Në Pensilvani, kur janë numëruar 99% e votave, Biden ka kaluar për herë të parë në avantazh. Aktualisht, ka 5587 vota më shumë sesa Trump, i cili nuk ka ndërmend që të pranojë fitoren e kundërshtarit të tij.

CNN citon burime nga Shtëpia e Bardhë që kanë konfirmuar se Trump nuk do të pranojë rezultatin edhe nëse humbet në një nga shtetet që janë ende në diskutim, hipotezë kjo që do t‘ia shuante shpresat për të arritur 270 vota elektorale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos