Biden në telashe, i gjenden dokumente të tjera të klasifikuara në zyrën private

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 11:04 | Bota
Biden në telashe, i gjenden dokumente të tjera të klasifikuara

Dokumente të tjera të klasifikuar të presidentit Joe Biden janë gjetur sërish duke krijuar kështu një situatë aspak të këndshme për Shtëpinë e Bardhë.

Grupi i parë i dokumenteve u gjet në një zyrë private në Uashington DC që Biden e përdori pasi shërbeu si nënpresident në administratën Obama.

Çështja është në shqyrtim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. Nga ana tjetër, ish-presidenti Donald Trump po përballet me një hetim penal për keqpërdorimin e dosjeve të klasifikuara.

Nuk është ende e qartë se ku u gjetën dokumentet e tjera nga ndihmësit e Biden.

Grupi origjinal prej rreth 10 dokumentesh u zbulua në nëntor në Qendrën Penn Biden, një institut pranë Shtëpisë së Bardhë, por doli në dritë vetëm këtë javë.

Këto dokumente thuhet se përfshijnë memorandume të inteligjencës amerikane dhe materiale informuese në lidhje me Ukrainën, Iranin dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ato i përkasin kohës kur Biden shërbente si zëvendëspresident nën Presidentin Barack Obama, por është e paqartë se përse u gjetën një zyrë private që ai filloi ta përdorte pasi i kishte përfunduar mandati. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/10/zbulohen-ne-nje-zyre-private-dokumente-te-klasifikuara-nga-koha-obama-biden/

A2 CNN Livestream

Latest Videos