Biden: Nga armët vdesin çdo vit më shumë studentë se ushtarë dhe policë së bashku

Nga A2 CNN
11 Korrik 2022, 18:19 | Bota
Biden: Nga armët vdesin çdo vit më shumë studentë se

“Armët janë shkaku kryesor i vdekjes së fëmijëve në SHBA”. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë për shtrëngimin e ligjit të armëve të miratuar së fundmi nga Kongresi.

“Më shumë nxënës të shkollave të mesme vdesin çdo vit sesa ushtria dhe policia së bashku”, shtoi ai.

 “Nëse kemi arritur në këtë pikë, është faji i lobeve të armëve, i politikave për armët”, saktësoi më pas presidenti amerikan, duke kujtuar se 40 mijë njerëz vdesin çdo vit në Shtetet e Bashkuara për shkak të dhunës me armë.

"Armët e sulmit nuk janë të nevojshme jashtë zonave të luftës," theksoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos