Sunak favorit, kryeministri britanik në largim nuk mbështet asnjë kandidat nga 11 emrat në garë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2022, 15:16 | Bota
Sunak favorit, kryeministri britanik në largim nuk mbështet asnjë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, nuk ofron mbështetje për asnjërin prej kandidatëve që janë në garë për ta zëvendësuar atë. Ai thotë se nuk dëshiron që të ndikojë dhe të dëmtojë shanset e askujt në betejën për marrjen e drejtimit të Partisë Konservatore dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkohë, ministrja e Jashtme, Liz Truss, është emri më i fundit që i bashkohet garës për lidership, e cila premton se do të ulë taksat që në ditën e parë të detyrës.

Por ai që shikohet më favoriti për ta zëvendësuar Boris Johnson është ish-ministri i Financave, Rishi Sunak.

Aktualisht, në garë janë 11 kandidatë në total dhe secilit prej tyre u duhet mbështetja e të paktën 36 deputetëve për të kaluar raundin e parë.

Opozita laburiste këmbëngul për zgjedhje të parkohshme dhe garën brenda partisë konservatore e konsideron “një betejë të kohë me fantazi ekonomike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos