Vrasja e Shinzo Abe, mamaja e autorit kishte falimentuar pas donacioneve në kishën e promovuar nga ish-kryeministri

Nga A2 CNN
11 Korrik 2022, 13:37 | Bota
Vrasja e Shinzo Abe, mamaja e autorit kishte falimentuar pas donacioneve në

Mamaja e njeriut të arrestuar për vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, ishte anëtare e Kishës së Unifikimit. Këtë e konfirmoi vetë kreu i këtij institucioni fetar në Japoni, të hënën.

41-vjeçari Tetsuya Yamagami, një ish-marins i papunë, u identifikuar nga policia si njeriu i cili qëlloi mbi Aben të premten e 8 korrikut, gjatë një tubimi. Momenti i sulmit u kap në kamera dhe tronditi vendin e të gjithë botën.

Sipas mediave japoneze, të cilat citojnë burime nga grupi hetimor, Yamagami besonte se Abe kishte promovuar grupimin fetar, në të cilin mamaja e tij kishte bërë një donacion të madh parash. Yamagami u ka thënë hetuesve se mamaja e tij kishte falimentuar për shkak të donacionit.

Kreu i degës japoneze të Kishës së Unifikimit, Tomihiro Tanaka, u tha gazetarëve se mamaja e Yamagamit ishte anëtare e kishës, por nuk pranoi të komentonte mbi paratë që ajo kishte dhuruar.

Tanaka tha gjithashtu se vrasës dhe Abe nuk ishin pjesë e kishës, dhe ish-kryeministri nuk kishte as rol këshillues në të.

Kisha e Unifikimit është themeluar në vitin 1954 në Korenë e Jugut, e më pas është përhapur në disa shtete aziatike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos