
Një ditë pas testimit të raketës balistike ndërkontinentale, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të përballet për një kohë të gjatë me imperialistët amerikanë.
Gjithashtu, gjatë intervistës në agjencinë e lajmeve KCNA, Kim tha se raketa Hwasong-17 do të bëjë të vetëdijshme të gjithë botën për fuqinë e forcave koreano-veriore.
Raketa Hwasong-17 u testua ditën e djeshme nën kujdesin e veçantë të Kim Jong Un. Ajo arriti të fluturojë në një lartësi prej rreth 6 mijë kilometrash para se të binte në det, pranë brigjeve perëndimore të Japonisë.
Sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes së Japonisë, Makoto Oniki, raketa ka rënë brenda Zonës Ekskluzive Ekonomike të Japonisë. (A2 Televizion)