Biden takohet me familjen e afrikano-amerikanit Floyd, një vit pas vdekjes së tij

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 07:41 | Bota
Biden takohet me familjen e afrikano-amerikanit Floyd, një vit pas vdekjes

Presidenti amerikan Joe Biden është takuar privatisht me 6 anëtarët e familjes se George Floyd, në Shtëpinë e Bardhë, një vit pasi Floyd u vra nga një oficer i policisë së Mineapolis, një ngjarje që pushtoi mbarë botën e u shoqërua protesta që paralizuan vendin.

Reforma në policinë amerikane ishte tema kryesore e takimit mes presidentit dhe familjes Floyd.

Por CNN shkruan po ashtu, se ky ishte një takim krejtësisht privat, pas lidhjes së krijuar mes familjes së afro-amerikanit të vrarë majin e vitit të shkuar dhe presidentit Biden. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos