Të shtëna me armë zjarri pranë vendit ku u vra Georg Floyd

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 19:14 | Bota
Të shtëna me armë zjarri pranë vendit ku u vra Georg Floyd

Policia amerikane iu përgjigj disa telefonatave për të shtëna me armë zjarri pranë vendit ku George Floyd u vra nga një oficer policie i Minneapolis, një vit më parë.

Sipas të dhënave nga mediat, një person u dërgua në qendrën mjekësore në spitalin Abbott Northwestern i plagosur me armë, por që ndodhet jashtë rrezikut.

Ceremoni për nder të George Floyd aktualisht po mbahen në parkun "The Commons", që është i vendosur rreth 5 km larg nga vendi ku u raportuan  të shtënat me armë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos