Bjellorusia do të mbyllë ambasadën në Kanada, pas deklaratave për rritje të sanksioneve

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 07:12 | Bota
Bjellorusia do të mbyllë ambasadën në Kanada, pas

Bjellorusia njoftoi dje mbylljen e ambasadës së saj në Kanada, në ditën kur kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se po konsideronte rritjen e sanksioneve kundër regjimit, të akuzuar për rrëmbimin e një avioni evropian për të arrestuar një kundërshtar.

"Ambasada bjelloruse në Kanada do të pezullojë aktivitetet e saj në 1 shtator 2021 dhe shërbimet e saj konsullore nga 10 korrik", njoftoi ajo në një deklaratë në faqen e saj të internetit duke përshëndetur 24 vjet "bashkëpunim të dobishëm reciprokisht".

Ambasada tha se vendimi u mor në konsideratë "për ndikimin praktik të kontakteve të tanishme dypalëshe". Dekreti u nënshkrua më 22 maj, shpjegoi i ngarkuari me punë Evgeny Russak.

"Sjellja e regjimit bjellorus është skandaloze, e paligjshme dhe plotësisht e papranueshme", akuzoi Trudeau dje gjatë një konference shtypi.

"Kanadaja ka zbatuar tashmë sanksione kundër Bjellorusisë dhe do të shqyrtojë mundësi të tjera", shtoi ai, duke kërkuar gjithashtu lirimin e menjëhershëm të gazetarit Roman Protasevich. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos