Një somalez i armatosur me thikë ka sulmuar kalimtarët e rastësishëm në Gjermani, duke vrarë 3 prej tyre dhe plagosur disa të tjerë.
Ngjarja është regjistruar në qytetin e Wurzburg dhe motivet e këtij sulmi të rëndë janë ende të paqarta.
Mediat gjermane bëjnë me dije se zona është rrethuar nga forca të shumta policie, ndërkohë që agresori është neutralizuar. Ai u qëllua me armë në këmbë nga policia dhe ndodhet jashtë rrezikut.
Ndërkohë sipas raportimeve të para, dyshohet se agresori ishte një person që kishte probleme me pijen. (A2 Televizion)