
Italia regjistroi 753 raste të reja me koronavirusi në 24 orët e fundit nga 192 mijë testime të kryera.
Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se 56 persona të tjerë kanë humbur jetën, por 21 prej tyre janë shtuar si pasojë e një korrigjimi nga ana e rajonit të Puglias.
2769 persona të tjerë janë shëruar, ndërkohë që numri i të shtruarve në terapitë intensive vijon të ulet ditë pas dite.
Që nga nisja e pandemisë në Itali janë regjistruar 4.2 milionë persona të infektuar me koronavirusi dhe më shumë se 127 mijë viktima. (A2 Televizion)