Bie bastioni i fundit, mposhtet ISIS

Nga A2 CNN
23 Mars 2019, 11:48 | Bota
Bie bastioni i fundit, mposhtet ISIS

Forcat demokratike siriane të mbështetura nga trupat amerikanë njoftuan çlirimin e Baguz, bastion I fundit ende në kontroll të Shtetit Islamik. Një zëdhënës tha në Twitter se “Kalifati” ishte mundur përfundimisht në Siri, disa orë pasi edhe presidenti amerikan e bëri një njoftim të tillë.

https://a2news.com/2019/02/23/fundi-i-kalifatit-militantet-e-isis-lene-te-mundur-fushen-e-betejes-foto/

Aleanca e drejtuar nga kurdët nisi ofensivën përfundimtare kundër ISIS në fillim të muajit mars, ndërsa xhihadistët e mbetur ishin fshehur në fshatin e Baguz në lindje të Sirisë. Forcat demokratike siriane u detyruan të ngadalësonin ofensivën, pasi u bë e ditur se një numër I madh civilësh gjendeshin atje. Bashkë me qytetarët u larguan edhe shumë luftëtarë të Shtetit Islamik por ata që mbetën ngritën rezistencë të fortë, duke përdorur atentatorë vetëvrasës dhe autobomba.

https://a2news.com/2019/03/07/dezertoret-e-isis-mbi-3500-te-arratisur-ne-24-oret-e-fundit/

Në kulmin e tij, shteti Islamik kontrollonte 88 mijë km katrorë në Siri dhe Irak. Por pavarësisht humbjes së territorit, grupi konsiderohet ende si një kërcënim I madh për sigurinë kombëtare. Presidenti amerikan shpalli mundjen e ISIS vitin e kaluar, duke njoftuar planet për tërheqjen e trupave amerikane. Ky hap alarmoi aleatët dhe solli dorëheqjen e një sërë zyrtarëve të lartë. (A2 Televizion)

Video pa koment: “Dezertorët” e ISIS në rresht

https://youtu.be/n0lxupalnmw

A2 CNN Livestream

Latest Videos