Bie helikopteri, ministri 12 orë not për të dalë në breg

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 22:20 | Bota
Bie helikopteri, ministri 12 orë not për të dalë në

Një ministër i qeverisë së Madagaskarit notoi për 12 orë deri në breg pasi helikoperi me të cilin udhëtonte ra në det gjatë një misioni kërkim-shpëtimi.

“Nuk është radha ime për të vdekur”, u shpreh i rraskapitur ministri i Brendshëm, Serge Belle ndërsa po dërgohej me barelë drejt spitalit.

Dy oficerë të tjerë gjithashtu i shpëtuan rrëzimit të helikopterit.

Ekipi ishte duke fluturuar në pjesën verilindore të vendit në kërkim të një varke të mbytur, ku dyshohet se humbën jetën 39 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos