Situata me Covid, Biden: Amerikanët e vaksinuar të vijojnë me planet e festave

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 21:45 | Bota
Situata me Covid, Biden: Amerikanët e vaksinuar të vijojnë me

Gjatë një konferencë për shtyp nga Uashingtoni, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli disa masa të reja për të parandaluar rritjen e infektimeve nga koronavirusi, kjo për shkak dhe të variantit të ri Omicron.

“Dua ta nisë këtë fjalë duke qenë në dijeni se sa të lodhur, frustuar dhe shqetësuar jeni. Kjo do të jetë e para apo e dyta Krishtlindje kur ju do të shikoni në kuzhinë dhe do të gjeni një karrike bosh. Por këtë viti, personat e vaksinuar duhet të jenë të qetë të festojnë Krishtlindjet dhe pushimet siç i kanë planifikuar”, tha presidenti.

Por për të pavaksinuarit është një histori ndryshe. Kreu i Shtëpisë së Bardhë përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar amerikanëve që të vaksinohen pasi sipas tij, kjo është një detyrë patriotike.

“Pa mbrojtje nga vaksinat, do të jetë një dimër i gjatë”, shtoi presidenti.

Mes masave të prezantuara nga presidenti janë blerja e 500 milionë testeve, shtimi 1000 doktorëve dhe krijimin i rezervave për pajisje mjekësore në rast të përkeqësimit të situatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos