Ksamil, 33-vjeçari plagoset në dhomën e hotelit

Nga A2 CNN
13 Gusht 2021, 21:43 | Kronikë
Ksamil, 33-vjeçari plagoset në dhomën e hotelit

Një 33-vjeçar është plagosur në Ksamil mbrëmjen e sotme, në dhomën e hotelit ku po qëndronte.

Sipas policisë, rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës është paraqitur për ndihmë mjekësore një person, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë shoqëruar nga policia deri në këto momente 7 persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/13/plagosja-e-33-vjecarit-ne-ksamil-policia-zbardh-ngjarjen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos