Bie nga lartësia ndërsa kulloste bagëtitë, humb jetën

Nga A2 CNN
3 Shtator 2022, 16:31 | Kronikë
Bie nga lartësia ndërsa kulloste bagëtitë, humb jetën

Një 53 vjeçar në Martanesh ka humbur jetën aksidentalisht ndërsa ra nga një lartësi e madhe.

A.B. ishte duke kullotur bagëtitë kur ra nga një shkëmb dhe për pasojë mori plagë të rënda. Ai u transportua drejt spitalit të Traumës Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore, por nuk mundi jetën të mbijetonte.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos