
Një 55-vjeçar humbi jetën në Kavajë pasi ra nga një lartësia e madhe, ndërsa punonte.
Sipas Policisë së Shtetit, 55-vjeçari P.Gj. ra aksidentalisht nga pallati në ndërtim ku punonte dhe për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)