
Një ngjarje e rëndë e shkaktuar nga dallgët e forta ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në liqenin e Prespës.
Sipas autoriteteve një varkë është përmbysur duke shkaktuar mbytjen e një peshkatari 45-vjeçar, shtetasit Stavri Vasilovski, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar.
Trupi i personit, punonjës i shërbimeve publike në bashkinë Pustec, u gjet pasditen e së dielës.
(A2 Televizion)