Bie Poroshenko, një komedian në krye të Ukrainës sipas exit poll-eve

Nga A2 CNN
21 Prill 2019, 22:43 | Bota
Bie Poroshenko, një komedian në krye të Ukrainës sipas exit

Ukraina do të ketë një president të ri dhe ai do të jetë komediani Volodymyr Zelensky, të paktën sipas exit poll-eve të dala pas balotazhit, nga i cili duket se Petro Poroshenko ka humbur mundësinë për një mandat të dytë.

Sipas exit poll-eve, komediani ka marrë më shumë se 70 përqind të votave. Në pritje të konfirmimit të këtij rezultati, Zelenski u shpreh: “Kjo e sotmja do të jetë fitore e Ukrainës dhe e zgjedhjes së lirë”.

Po ashtu, edhe në raundin e parë, Volodymyr Zelensky dominoi duke marrë një numër të madh votash krahasuar me rivalët e tij kur në garë ishin 39 kandidatë.

Sipas analistëve, Petro Poroshenko vlerësohet si presidenti më i mirë në historinë e Ukrainës, por nëse rezultatet përputhem me ato të exit poll-eve, Volodymyr Zelensky do të jetë për 5 vitet e ardhshme presidenti i Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos