
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër shpall të pafajshëm Armir Grimën. Ish-trajneri i përfaqësueses së femrave në futboll, u ndalua gjatë operacionit të shtatorit 2018, ku u arrestua si pjesë e grupit kriminal të Bajrajve.
Ish-portieri i famshëm shkodran dyshohej për trukim ndeshjesh, me akuzat që ranë poshtë për mungesë provash.
Menjëherë pas operacionit të policisë, Grima qëndroi për disa javë në qelitë e paraburgimit, ndërsa më pas beteja ligjore për të pastruar emrin e tij, vazhdoi nën masat arrest shtëpie dhe së fundmi detyrim paraqitje.
Së bashku me 45-vjeçarin, të pafajshëm u shpallën edhe boksieri Nelson Hysa si dhe ish-portier i Besëlidhjes, Fabiol Rexhepi. (A2 Televizion)