Përfshihet nga flakët një banesë në lagjen “Lirim” të Vlorës. Ndërhyrja e zjarrfikëses në kohë evitoi dëme të mëdha.
Banesa ndodhej në katin e tretë të një pallati, ndërsa shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi. Fatmirësisht, në momentet e zjarrit në banesë nuk ka patur njeri brenda saj.
Zjarrfikësja ka arritur të mbërrijë në kohë pranë banesës duke ndërhyre për të evituar probleme edhe më të mëdha, ndërsa duket se bobola e gazit që shërbente për gatim ishte lënë ndezur nga banorët, çka ka sjellë edhe shpërthimin e saj. Fatmirësisht dëmet e shkaktuara në brendësi të banesës kanë qenë të lehta, ndërsa nuk ka patur dëme në njerëz. (A2 Televizion)