Bien eksportet, kriza vjen nga tre grupet më të mëdha

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2019, 17:27 | Ekonomi
Bien eksportet, kriza vjen nga tre grupet më të mëdha

Eksportet e mallrave shqiptare janë në rënie me 7.3% kundrejt një viti më parë. Për muajin Janar vlera totale e eksporteve arriti në 21.8 miliardë lekë.

Sipas të dhënave të INSTAT, tre janë grupet me ndikimin më të madh në këtë rënie: materialet e ndërtimit dhe metalet; tekstilet dhe këpucët si pasojë e krizës së euros tek fasonët; si dhe minerale, lëndë djegëse dhe energji.

Paralelisht në rënie janë edhe importet në pothuajse të gjitha kategoritë e grup-mallrave. Kjo reflekton edhe njëherë zhvlerësimin e valutës europiane, kombinuar me rënien e çmimit të karburanteve në raport me një vit më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos