Bien në pus dy banorë të Mallakastrës, ndërron jetë njëri prej tyre

Nga A2 CNN
10 Korrik 2022, 14:55 | Kronikë
Bien në pus dy banorë të Mallakastrës, ndërron

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lofkënd të Mallakastrës. Policia njoftoi se dy banorë të zonës teksa ishin duke pastruar pusin u bllokuan brenda tij. Bëhet fjalë për Bledar Bregun 33 vjeç i cili ndodhet në spitalin e Fierit dhe Besnik Veliaj 38 vjeç i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Ballshit, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe zjarrfikësi Albens Zotaj i cili hyri për të shpëtuar banorët.

Policia konfirmon se zjarrfikësi 44-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet kontrollit mjekësor

Fillimisht 2 banorët u nxorën gjallë nga pusi, por 38-vjeçari Veliaj nuk arriti të mbijetonte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos