Ishte larguar nga banesa dy ditë më parë, gjendet i mbytur 67-vjeçari në Roskovec

Nga A2 CNN
9 Korrik 2022, 10:44 | Kronikë
Ishte larguar nga banesa dy ditë më parë, gjendet i mbytur

Trupi i pajetë i një personi është gjetur i mbytur në një kanal në Vidhishtë të Roskovecit këtë të shtunë, njoftoi Policia e Fierit.

Sipas Policisë bëhet fjalë për një 67-vjeçar, me inicialet B.B., i cili ishte raportuar se ishte larguar nga shtëpia dy ditë më parë.

Policia thotë se në trupin e viktimës, nga këqyrja paraprake, nuk ka shenja dhune. Gjithsesi po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos