Pajisi me dokument zyrtar një person, në këmbim të ryshfetit, arrestohet topografi në Vlorë

Nga A2 CNN
10 Korrik 2022, 09:07 | Kronikë
Pajisi me dokument zyrtar një person, në këmbim të

Një topograf është arrestuar nga Policia e Vlorës me akuzën e korrupsionit. Pa snjë hetimi një mujor rezultoi se 52-vjeçari me iniciale A. G., ka pajisur me një dokument zyrtar, një shtetas kundrejt pagesës.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit  për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një hetimi 1-mujor, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Harta", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- A. G., 52 vjeç, me detyrë topograf, pranë Njësisë Administrative Qendër, Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, pasi nga hetimet rezulton se ky shtetas, kundrejt pagesës, ka pajisur me një dokument zyrtar, një shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos