Bilanc i lartë viktimash në Meksikë, Brazil dhe Indi. Izraeli vendos bllokimin

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2020, 11:04 | Bota
Bilanc i lartë viktimash në Meksikë, Brazil dhe Indi. Izraeli

Numri i të vdekurve të shkaktuar nga koronavirusi në Meksikë ka tejkaluar 110 mijë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. 110 074 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa regjistrohen 1 182 249 raste pozitive.

Meksika është vendi i dymbëdhjetë në botë për numrin e infeksioneve dhe i katërti për numrin e vdekjeve pas SHBA-së, Brazilit dhe Indisë. Që nga fillimi i pandemisë, 873 555 njerëz janë shëruar në vend.

Brazili tejkalon 177 000 viktima Covid që nga fillimi i pandemisë, 426 prej të cilave janë regjistruar në 24 orët e fundit, ndërsa rastet e reja janë 25 123. Në total Brazili regjistron 6 628 065 të infektuar.

Ndërkohë, numri i të vdekurve të shkaktuar nga koronavirusi në Indi ka kaluar 140 mijë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Deri më sot, 140 958 njerëz kanë humbur jetën në të gjithë vendin, ndërsa konfirmohen 9 703 770 të infektuar.

India është vendi i dytë në botë për numrin e infeksioneve në terma absolutë pas Shteteve të Bashkuara dhe i treti për numrin e vdekjeve pas SHBA-së dhe Brazilit. Që nga fillimi i pandemisë, 9 178 946 njerëz janë shëruar në vend.

Nga nesër në mbrëmje dhe deri më 2 janar, Izraeli do të vendosë ndalimin e aktiviteteve tregtare dhe kufizimet e lëvizjes në zona. Ky vendim i Komitetit kundër koronavirusit erdhi për shkak të rritjes së infeksioneve të reja në vend dhe duhet të miratohet qeveria e Benyamin Netanyahu-t.

Ndër rekomandimet e Komitetit është edhe detyrimi i testimit për ata që kthehen nga jashtë dhe vetëkarantinimi në shtëpi.

Në mungesë të tamponit negativ, izolimi 14-ditor do të zhvillohet në një nga hotelet e ngritur nga autoritetet. Masa të tjera kanë të bëjnë me qendrat tregtare, tregjet, shkollat, muzetë, aktivitetet kulturore dhe transportin.

Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, infeksionet janë rritur në 1837 me 67 mijë shtupa dhe një normë prej 2.8%. Rastet aktive të sëmundjes janë pothuajse 14 mijë. Vdekjet, që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 2924. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos