Turqia urdhëron ndalimin e 304 ushtarakëve, të dyshuar për lidhje me Gylen

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2020, 07:32 | Bota
Turqia urdhëron ndalimin e 304 ushtarakëve, të dyshuar për

Turqia ka urdhëruar ndalimin e personelit ushtarak prej 304 personash, në një operacion që synon mbështetësit e Fethullah Gylen, për të cilin Ankaraja thotë se ishte pas një grushti shteti të dështuar në 2016-n.

Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, të cituar nga Reuters, operacionet që synojnë rrjetin e klerikut me qendër në SHBA, Fethullah Gylen kanë vazhduar prej katër vjetësh, që nga përpjekja për grusht shteti në korrik të 2016-s, në të cilën u vranë rreth 250 njerëz. Por, Gulen mohon përfshirjen në përpjekjen për grusht shteti.

Operacioni i së martës u iniciua nga zyra e prokurorit në provincën bregdetare perëndimore të Izmirit dhe u zhvillua në 50 provinca.

Të dyshuarit, përfshirë 5 kolonelë dhe 10 kapitenë, shumica prej tyre në detyrë aktive, besohej se ishin në kontakt me njerëzit që kishin lidhje me rrjetin e Gulenit.

Që nga përpjekja e grushtit të shtetit, rreth 80 000 njerëz janë në gjyq dhe rreth 150 000 nëpunës civilë, personel ushtarak dhe të tjerë janë shkarkuar ose pezulluar. Më shumë se 20 000 njerëz u dëbuan nga ushtria turke. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos